Nikolic: S’e njohim Kosovën as për BE-në
01/02/2012 21:40
Kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Tomisllav Nikolic ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta pranojë Kosovën në asnjë mënyrë, edhe me cmimin e anëtarësimit në BE.
Nikolic, i njohur për qëndrimet e tij radikale, ka theksuar se në rast të dhunës ndaj serbëve në Kosovë, Serbia duhet të vërë në gatishmëri ushtrinë e saj.
“Cilët jemi ne që të bëjmë një gjë të tillë? Këtë mund ta pranojë vetëm populli i Serbisë. Ai që dëshiron që t’ia ngarkojë problemet më të mëdha popullit, duhet ta pyesë atë më parë”, ka thënë Nikolic.
Sipas raportimeve të agjencive serbe të lajmeve, politikani ultranacionalist ka shtuar se për njohjen e Kosovës duhet të mbahet një referendum dhe përmes tij të propozohet zgjidhja.
Top Channel