Moti, reshje dëbore, edhe në Tiranë

01/02/2012 00:00

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat nuk kanë kursyer as Tiranën dhe që do të intensifikohen gjatë 24 orëve
të ardhshme. Meteorologet e Shërbimit Ushtarak parashikojne masa ajrore
të paqëndrueshme, të shoqëruara me erë të ftohtë.

“Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të pakta shiu, të cilat për shkak të temperaturave të ulëta, ato do të kthehen në formën e dëborës. Reshjet fillimisht do të prekin zonat malore, pjesërisht jugun dhe më pas në pjesën e dytë të ditës do të përfshijnë të gjithë territorin. Temperaturat maksimale nuk pretendohet t’i kalojnë 8 gradë celsius. Reshjet e borës do të përfshijnë të gjithë territorin, madje edhe zonat bregdetare”, tha Elsona Gjoni, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ndonese do te kete reshje debore temperaturat nuk pritet te jene shume te uleta deri ne fundjave. Te dielen, meteorologet parashikojne renie te menjehershme te temperaturave, per te vijuar gjithnje ne zbritje te henen, te marten e ne vazhdim, ku i gjithe vendi do te shenoje vlera negative.

Ne keto temperatura te uleta e gjithe popullata pothuajse i ka drejtuar syte nga energjia elektrike per t’u ngrohur.Pak me pak perdoren lendet drusore. Keto dite te ftohta, konsumi i energjise ka arritur nga 23 ne 26 milionë kilovatore ne dite. Dhe ndonese dite edhe me te ftohta na presin ne dhjetediteshin e pare te muajit shkurt, CEZ zgjodhi te paralajmeronte se do te kete nderprerje te energjise per shkak te konsumit te larte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB