Zëvendëskryeministri i Kosovës. Hajredin Kuci pajtohet me ekipin mbrojtës të Fatmir Limajt se edhe prokurori i EULEX-it Maurizzio Salustro duhet të jetë i barabartë para ligjit.

Ai, duke folur para gazetarëve, tha se: “askush nuk duhet të fshihet pas imunitetit kur është në pyetje zbardhja e drejtësisë”.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës është e interesuar për mbrojtjen e rendit dhe ligjit dhe që askush mos të jetë mbi ligjin.

Ndërsa duke iu referuar heqjes së imunitetit për Fatmir Limaj, zoti Kuci tha se ne kemi dhënë shembullin më të mirë që kur është fjala për drejtësinë askush të mos fshihet pas imunitetit.

Edhe Partia Demokratike, nënkryetar i të cilës është Fatmir Limaj, ka kërkuar nga EULEX-i që t’i heqë imunitetin Salustros, në mënyrë që ai të jetë dëshmitar në këtë proces.

Mbrojtja e Fatmir Limajt në rastin “Klecka” ka kërkuar nga gjykata që prokurori i rastit, Maurizzio Salustro të dëshmojë në këtë proces pasi dëshmitari X në ditarin e tij e ka akuzuar atë për presion gjatë dhënies së dëshmive.

Edhe gruaja e dëshmitarit të vdekur e ka akuzuar prokurorin ndërkombëtar për të njëjtën gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA