Në Kosov u konfisukuan gjatë një operacioni 17 kg substancë narkotike dhe u arrestuan 11 persona.

Aksioni u krye nga Drejtoria kundër krimit të organizuar në Policinë e Kosovës, pas hetimeve disamujore, në rajonin e Prizrenit dhe të Pejës.

17 kg e substancës narkotike dyshohet të jetë heroinë dhe bashkë me to u kapën dhe rreth 18 mijë euro para të thata. 11 personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një konferencë për shtyp njoftoi për aksionin pa dhënë detaje të tjera, sic njofton “Kosovapress”. Ai tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se rasti është duke u verifikuar nga ekspertët policorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA