Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e së mërkurës në Elbasan pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku punonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë lagjes “5 Maji”, ku Naol Çakalli ka qenë duke punuar në një lartësi të konsiderueshme të pallatit që po ndërtohej.
Përplasja për puntorin ka qenë fatale, pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjajres ka qenë grupi hetimor së bashku me eskpertizën të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Gjithashtu kanë nisur hetimet edhe ndaj firmës që ka kontraktuar punëtorin, nëse janë zbatuar kushtet teknike të sigurisë në punë.
Ndërkohë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Pallati ku dhe humbi jetën 55-vjeçari para disa muajsh u përfshi nga flakët, ku dëmet materiale ishin të konsiderueshme.
Top Channel