Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka deklaruar se ideja për referendumin e serbëve të veriut është “gatuar” në kuzhinat e huaja.

Sipas tij, vendimi përfundimtar do të tregojë se cfarë është më e rëndësishme për liderët e veriut të Kosovës, interesi shtetëror dhe ai i qytetarëve, apo ai i qendrave të tyre të huaja.

“Kush punon kundër interesit të shtetit dhe të qytetarëve duhet të përballet me pasoja politike për shkaktim dëmi, pa u fshehur pas qytetarëve e partive”, ka deklaruar Bogdanovic.

Ministri ka shtuar më tej se qeveria serbe nuk do të dënojë popullin serb në veri të Kosovës për shkak të hapave të gabuar që po merren nga përfaqësuesit lokalë të Beogradit.

Liderët e komunave me shumicë serbe votuan vitin e kaluar për mbajtjen e referendumit në muajin shkurt, përmes të cilit qytetarët serbë do të vendosin nëse duan t’i pranojnë ose jo institucionet e Kosovës.

Të gjithë ata shprehen të vendosur që procesi të mbahet sipas parashikimeve, ndërkohë që në dilemë është vetëm përfaqësuesi i Leposavicit, Goran Ninic, i cili ka kërkuar shtyrjen.

Ideja e referendumit është kritikuar vazhdimisht nga presidenti serb Boris Tadic, i cili pretendon se procesi vetëm sa do të rëndojë më tej situatën në veri të Kosovës.

Gjithashtu, kundër janë shprehur edhe zyrtarë të tjerë serbë, të cilët sugjerojnë se e gjithë bota e di se serbët e Kosovës nuk do t’i pranojnë kurrë institucionet e Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA