Burgjet greke mbyllin dyert nga mbipopullariteti.Për herë të parë nga
krijimi i shtetit, dy burgje në Greqi,ai famëkeq i Koridhalose dhe ai i
Halkidhes kanë mbyllur dyert për të mos pranuar më asnjë të
burgosur,për shkak të mbipopullaritetit të tyre.

Drejtoret e ketyre institucioneve me shkresa urgjente ndaj Ministrise se Drejtesise dhe organeve te prokurorise se vendit bejne te ditur se nuk disponojne me qeli te lira.“Eshte i pamundur pranimi te burgosurve te rinj, kur numri i atyre qe kemi eshte 2345 vete, 35% me shume se kapaciteti yne normal”, thuhet ne shkresen e drejtorit te burgut me te madh te vendit ne Koridhalo,kurse drejtuesi i burgut tjeter shkruan se “i vetmi vend ku mund te vendosen tashme te burgosurit jane banjat”.

Ky zhvillim krijon probleme kolosale ne rajonet policore te kryeqytetit grek ku dhomat e paraburgimit jane te tejmbushura dhe qindera persona te arrestuar presin te dalin ne gjyq. Por siç behet e ditur edhe disa burgje te tjera te vendit ne Tripoli, Selanik, Grevena, Malandrino dhe Nafplio kane cuar shkresa te ngjashme ne Ministrine e Drejtesise, ku pasqyrojne mbipopullimin e qelive te tyre, kushtet e papranueshme qe mbizoterojne dhe rreziqet shendetsore qe mund te sjelle ky fenomen.

Sot ne burgjet greke qe kane kapacitet per 9700 vete mbahen 12.703 te burgosur,prej te cileve rreth nje e katerta jane shtetas shqiptare.Dy projektligje të promovuar nga Departamenti i Drejtësisë presin miratimin e parlamentit duke pasur si synim lirimin e te pakten 1500 me 2000 personave me denime te lehta,nje pjese e mire e te cileve jane shqiptare.Por rritja e kriminalitetit ne muajt e fundit, si pasoje e krizes ekonomike dhe mosfunskionimi i plote i sistemit gjyqesor,do te rimbushe qelite dhe nuk do te sjelle aspak nje permiresim te situates-shprehen organizatat humanitare ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA