Komiteti për marrëdhënie ndërentike në Parlamentin e Maqedonisë përmes debatit do të tentojë të ulë tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve të provokuara nga një karneval tradicional që mbahet në komunën e Vevçanit, në afërsi të Strugës, ku maqedonasit kanë fyer librin e shenjtë të myslimanëve ‘Kuranin’.

Mijëra shqiptarë të Strugës protestuan javën e kaluar kundër karnevalit të Vevçanit, ndërsa dogjën dhe flamuin maqedonas.

Deputetja Ermira Mehmeti, që udhëheq Komitetin për marrëdhënie ndëretnike, tha se është momenti që nga ky organ të dalin mesazhe që do të ndikojnë në qetësimin e situatës dhe rikthimin e mirëbesimit entik dhe fetar që po kërcënojnë bashkëjetesën në Maqedoni.

“Pres që mesazhe të caktuara të mbërrijnë deri tek të gjitha strukturat e targuara përgjegjëse të shoqërisë, duke filluar nga instancat më të larta të shtetit e deri tek organizata joqeveritare, në mënyrë që të arrijnë dhe të mësojnë një leksion nga kjo seancë e Komitetit. Qëllimi ynë është shumë i mirëfilltë, i sinqertë dhe është në funskion të ruajtjes së asaj që është themel i funksionimit të shtetit tonë dhe kjo është pikërisht bashkëjetesa etnike, gjuhësore dhe fetare”, deklaroi Mehmeti.

Për të ndjekur situatën në komunën e Strugës policia ka krijuar një ekip të vecantë, megjithëatë incidentet nuk kanë munguar. Persona të panjohur mbrëmjen e së dielës shkruan grafite fyese në muret e një kishe në një fshat të Strugës.

Përveç shqiptarëve Karnevali i Vevçanit ka revoltuar edhe grekët pasi pjesëmarrësit kanë organizuar një ritual simbolik ku është varrosur Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA