2012, rritja vetëm 0.5 %

31/01/2012 00:00

Parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, për rritjen ekonomike të Shqipërise në 2012, bëhet edhe me pesimist.

Ne dokumentin e fundit për parashikimin ekonomik, FMN-ja e korrigjon shifrën duke e zbritur rritjen ekonomike deri në 0.5 përqind. Sipas FMN-së, kriza europiane po infekton edhe Shqipërine, e cila sipas këtij institucioni, për vitin 2011 do të kete rritje ekonomike më të ulët rreth 1.1 përqind, kur parashikimi në shtator të vitit të kaluar ishte për një rritje prej 2.5 përqind. Ndërsa për kete vit FMN kishte parashikuar në shtator rritje ekonomike 3.5 %.

Por pas misionit të saj, një muaj më pas, FMN-ja zbriti rezultatin ne 1.5 per qind ndersa ne raportin e fundit te rritja ekonomike zbret edhe me poshte ne nivelin 0.5 perqind. Ky parashikim kaq i padeshiruar per ekonomine shqiptare, ne fakt ecen ne te njejten linje me pritshmerite, qe FMN ka edhe per ekonomite e tjera te Europes juglindore, ku rritja mesatare parashikohet vetem 0.7 perqind ne vitin 2012.

Ne raportin e saj te fundit, FMN-ja jep edhe arsyet. Gjate viti 2012, FMN thote se kerkesa e brendshme pritet te jete me e dobet, per shkak te renies se dergesave nga emigrantet, kreditimit me te matur nga bankat dhe  ngushtesimit te hapsires nga qeveria per stimuj fiskal.

Ne kushtet e nje parashikim kaq te ulet te rritjes ekonomike, FMN keshillon qe eshte shume e rendesishme vendosja e nje rregulli fiskal te besueshëm, per te ulur borxhin. “Kjo eshte nje pike kritike, – thote FMN-ja, – veçanerisht gjatë ketij viti pasi Shqipëria duhet te nxitë besueshmerine per investime private dhe te nxitë rritjen ekonomike”.  

Ne raport, FMN-ja thote se per te nxitur rritjen ekonomike dhe produktivitetin, autoritetet shqiptare duhet te  shpejtojne reformat, te permiresojne klimen e biznesit veçanërisht duke forcuar zbatimin e kontratave dhe te drejtave te prones. “Politika monetare, – thote FMN, – duhet te jete lehtesuese por pa harruar objektivin kryesor mbajtjen nen kontroll te inflacionit”.

Parashikimi i fundit i FMN-së per rritjen ekonomike te Shqiperisë gjate viti 2012 eshte nder me te ultet,  gati i njejte me ate te vitit 2009, kur bota ishte ne kulmin e vales se pare te krizes. Megjithese parashikimet e FMN-së kane qene me te ulëta sesa rezultatet finale te publikuara nga INSTAT, serish mbeten nje sinjal i forte per situaten, ku ndodhet ekonomia dhe per veprimet qe duhen kryer per te qendruar sa me larg krizes ne kete vit qe eshte pranuara nga te gjithe si nje vit i veshtire.

Top Channel