Zagreb, muzeu i lidhjeve të dështuara

30/01/2012 00:00

Copëza pasqyrash që tregojnë jo vetëm luftën në të cilën mund të jetë
thyer, por edhe faktin që në të dikur mund të jenë parë bashkë dy të
dashuruar.

Dhurata, unaza, vello, fotografi e deri te detajet që kanë të bëjnë me lidhjen intime. Kështu i japin fund dashurisë njerëzit mes tyre. Gjëra të harruara në ndonjë kuti që kanë lënë gjurmë përherë, ato që rrallë merren për t’i mbajtur, por janë në mendje.

Në Muzeun e Lidhjeve të Dështuara në një rrugë të vogël në Zagrebin e vjetër njerëzit kanë dërguar sende të ndryshme nga jeta e tyre për të treguar lidhjet, dashuritë, martesat e dështuara. Disa mbajnë ende inat, e kryqëzojnë partnerin, e disa e mbajnë si kujtim dhe keqardhje që nuk bëhej më mirë.Ky muze ka 107 sende të ndryshme në një rrëfim prej 1000 objekteve që janë dërguar nga e gjithë bota. Është i vetmi i tillë dhe ka pasur mjaft sukses.

Turistët nuk e anashkalojnë tashmë këtë pjesë dhe ai do të jetë përherë aty. Cherry dhe Athena, kanë ardhur nga Hong Kongu në Kroaci për pak pushime, një ditë është muzeu.

“Koncepti është krejt i ndryshëm nga të tjerët. Mendoj se ndarja nuk është fundi i botës. Mund të jetë dicka që ngjall kujtesë, ndoshta është e trishtuar në atë moment, por mund të sjell ndryshime pozitive”, thotë Cherry Huang, studente nga Hong Kongu.

Edhe shoqja e saj Athena shprehet: “Më pëlqen të shoh se si reagojnë njerëzit dhe se si kur janë të lidhur me pak gjëra, edhe pse keto mund te kthehen ne të hidhura”.
 
Ekspozita të këtij muzeu kanë qenë mjaft të suksesshme në botën e artit nëpër glob, mbi 20 të tilla, gati në të gjitha kontinentet. Gjërat intime e bëjnë edhe më interesant dhe gatishmëria e njerëzve për të rrëfyer hapur.

“Ollinka Vishtica e Drazhen Grubishic kanë qenë ata që e kanë nisur këtë ide në vitin 2006. Ata të dy kanë qenë të dashuruar dikur dhe kanë shfaqur rastin e tyre dhe të miqve të tyre me idenë që të ekzistoje një vend ku njeriu mund të lerë një send pasi të jetë ndarë dhe në mënyrë kreative ta përfundoj lidhjen me të”, thotë Ivana Druzhetic, drejtuese e koleksionit.

Pak mbetet për t’u mbajtur mend, e kur nuk ekziston e shkuara si peng i kohës, dhimbja është më e vogël. Kujtesa nis me të ardhmen.

Top Channel