Shpallet për të dytën herë në kërkim Naum Disho. I dënuari për dhunimin e varrezave në fshatin Boboshticë i shpëton sërish arrestimit.
Hallakatjet gjyqësore në lidhje me çështjen “Boboshtica” kanë bërë që ndaj Naum Dishos të lëshohet një tjetër urdhër-arresti. Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhrin e dytë për vendosjen në pranga të kreut të Organizatës Omonia, i dënuar me një vit burg për dhunimin e varrezave në fshatin Boboshticë.
Kalimi i kësaj çështjeje sa në Gjykatën e Faktit aq edhe në atë të Apelit ka bërë që për të dytën herë Disho t’i shpëtojë arrestimit pasi edhe këtë herë ai nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
Urdhër-arresti i lëshuar ndaj Dishos nuk ishte i ekzekutueshëm deri në momentin kur gjykata shqyrtoi kërkesën e mbrojtjes dhe u shpreh në lidhje me vendimin e saj.
Rrëzimi i kërkesës së mbrojtjes në vendimin e gjykatës ka sjellë edhe heqjen e pezullimit të urrdhër-arrestit duke bërë kështu që ndaj Dishos të lëshohet një tjetër urdhër-arrest.
Top Channel