Korcë, makina përplas për vdekje kalimtaren

30/01/2012 00:00

Një 73-vjeçare ka mbetur viktimë e një aksidenti në qytetin e Korçës.
Kalimtarja e identifikuar si Donika Tahiri ka qene duke kaluar përgjatë
bulevardit “Republika, teksa eshte perplasur nga automjeti tip benz me
targe KO 62 44 B.

Sipas te dhenave automjeti ka qene duke dale prej nje rrugice ne drejtim te bulevardit kryesor, kur kalimtarja i ka prere ne menyre te befasishme rrugen.

Drejtuesja e mjetit ka tentuar te devijoje drejtimin e mjetit per te shmangur perplasjen dhe ka goditur edhe nje tricikel por pavaresisht kesaj nuk ka mundur te shpetoje te moshuaren nga goditja.

Menjehere pas aksidentit e moshuara eshte shoqeruar ne spitalin rajonal te Korces, por pavaresisht ndihmes se dhene nuk ka mundur te mbijetoje. Per rrjedhoje eshte ndaluar edhe drejtuesja e mjetit Xhensila Dauti, nga qyteti i Korces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB