Femrat parkojnë më mirë se meshkujt

30/01/2012 11:00

Rezultatet e një studimi të fundit do të lënë të habitur shumicën e meshkujve që kanë një makinë: femrat janë më të zonjat në parkim!

Studimi britanik thekson se femrat janë ato që e parkojnë “më saktë” makinën edhe pse harxhojnë më shumë kohë për ta bërë këtë. Kërkuesit kanë vëzhguar 2500 shoferë në aspekte të ndryshme parkimi dhe nga 20 pikë që ishin në dispozicion femrat morën mesatarisht 13.4 pikë, ndërsa meshkujt 12.3.

“Femrat e marrin më shtruar parkimin dhe në një parking të madh janë më të zonjat të gjejnë vendet e lira apo të shikojnë makina që po largohen, ndërsa meshkujt në një parking ecin shumë shpejt dhe nuk vëzhgojnë siç duhet”, shkruhet në studimin e publikuar nga ‘Daily Mail’.

Në total, femrave i duheshin 21 sekonda për të parkuar në krahasim me 16 sekondat e meshkujve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA