Rënia e indekesit te besimit ishte një nga sinjalet e forta që nxit Bankën e Shqipërisë të ulte normën e interesit pak ditë më parë në mënyrë gati të papritur.

Pesha më e madhe e kësaj rënieje u shkaktua nga ndërtimi. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky sektor pati përkeqësim gjatë vitit të kaluar duke bërë që indeksi i besimit të binte në vlerën më të ulët historike, -26.2 %.

Por cilat janë shkaqet me të forta?

Sipas pyetësorit të Bankës Qendrore, arsyet e forta nuk lidhen vetëm me rënien e kërkesës për blerje. Rënia e besimit se ky sektor mund të ringrihet lidhet sipas biznesit me mungesat e lejeve të ndërtimit, korrupsionni si dhe ekonomia  informale.  

Të tjera probleme që kanë të bëjnë me situatën në përgjithesi siç mund të jetë niveli i zbatimi të ligjit, cilësia e infrastrukturës apo siguria në vend janë faktorë të dorës së dytë.

Sipas pyetësorit të Bankës së Shqipërisë, firmat e ndërtimit kanë raportuar se po punojnë me rreth 62.5 përqind të kapaciteti të tyre, rezulat ky më i ulët se mesatarja shumevjeçare. Bizneset thonë se faktorët kryesorë që nuk i lejojnë të përdorin gjtihë kapacitetet e tyre prodhuese janë kërkesa e ulët në blerje dhe vështirësitë e tyre financiare.

Për pasojë, sipas vrojtimit, gjendja financiare e bizneseve në ndërtim është në nivelet më të ulta historike. Edhe pritshmëritë për muajt e ardhshëm duket se janë të zymtë. Sipas rezultateve të matura nga Banka e Shqipërisë përmes indeksit të besimit edhe tremujorin e parë të këtij viti bizneset presin që në ndërtim si prodhimi, punësimi apo kërkesa për blerje të apartamenteve do të jetë e ulët. Për këtë arsye, më shumë se 85% e firmave kanë parashikuar të mos kryejnë investime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA