Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd ka organizuar një konferencë shkencore kushtuar dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.
E titulluar “Jetë Intelektuale të ndërprera”, kjo konferencë ka patur si qëllim nxjerrjen në pah të vlerave për këto dy figura të letërsisë disidente në Shqipëri.
Vëllai i Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi thekson se kjo konferencë nxjerrje në pah kontributin e gjithanshëm të dy poetëve. Ai ka theksuar se disa herë ka kërkuar që poezitë e tyre të futen në tekstet shkollore, por asnjë ministër nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë.
Vilson Blloshmi e Genc Leka u pushkatuan më 17 korrik 1977. Trupat e tyre u gjetën me ardhjen e demokracisë në vendin e quajtur “Përroi i Firakut” përgjatë Lumit Shkumbin.
Top Channel