
Viktoria Azarenka është fituesja e Australian Open dhe njëkohësisht i
merr fronin danezes Vozniacki duke hyrë në histori si bjellorusja e parë
që ngjitet në vendin e parë në renditjen botërore për femra.
Bjellorusja ka suprizuar pasi mundi në finale 2-0 me sete favoriten Maria Sharapova, një ndeshje që zgjati 88 minuta. Dueli mes tyre zgjati vetëm në 25 minutat e para kur rezultati i setit të parë ishte 3-3. Më pas 22- vjeçarja bjelloruse e pati shumë të lehtë të mposhtë dhe t’i japë leksione tenisi Sharapovës duke fituar setin e parë 6-3 dhe të dytin 6-0.
Kjo është fitorja e parë e një turneu Slam për Azarenkën, e cila në 24 turne nuk kishte arritur të shkojë më shumë se në gjysmëfinale. Që nga e hëna Viktoria Azarenka tenistja e parë bjelloruse që kryeson klasifikimin botëror, do të jetë mbretëresha e tenisit botëror.
Top Channel