Xavi: Madrilenët nuk pranojnë humbjen

27/01/2012 15:30

Në një video të publikuar nga elmundo.es shihet mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, duke komentuar ndeshjen e fundit Barcelona-Real Madrid jashtë transmetimi gjatë një emisioni të Barça TV.

Në një moment, futbollisti spanjoll tha për lojtarët e Real Madrid se ata “nuk dinë të pranojnë humbjen”.

“U nxehën gjakrat, apo jo?”, u pyet Xavi nga një gazetar. “Po, po. Në dhomat e zhveshjes ata po bërtisnin. Nuk e pranojnë dot humbjen”, përgjigjet katalanasi.

Xavi kritikoi ashpër gjatë momenteve të publicitetit edhe mesfushorin francez të madrilenëve, Lass Diarra.

“Ndërhyrja e tij është për karton të verdhë dhe duhet të dilte jashtë me karton të kuq sepse do ishte i dyti ndëshkim për të. Thjesht arbitri nuk do ta nxjerrë kartonin, është e qartë. Lass ndërhyn si kafshë”, përfundoi Xavi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA