Vajza e Chavez, “imperialiste”!

27/01/2012 15:50

Vajza më e vogël e presidentit venezuelas, Hugo Chavez është e joshur nga dollarët amerikanë. Të paktën kështu shfaqet në një foto që po bën xhiron në internet.

Foto është publikuar në Instagram, aplikacion i iPhone që përdoret për të publikuar e shpërndarë imazhe. Rosines Chavez tregon një tufë me dollarë të cilat i kanë mbuluar thuajse gjysmën e fytyrës.

Fotoja ka shkaktuar pakënaqësi në opinionin vendas, nisur dhe nga “kryqëzata” 10-vjecare e babait të saj kundër Shteteve të Bashkuara, sidomos në sektorin ekonomiko-financiar dhe për faktin se për të pasur e përdorur dollarë në Venezuelë, duhet një leje e vecantë që lëshohet nga autoritetet, sipas një ligji vendas, propozuar nga Chavez e miratuar para disa vitesh,.

Por përvec kësaj, fotoja duket se i ka shkaktuar dëme të pariparueshme kauzës socialiste të Chavez. Mijëra përdorues të Facebook dhe Twitter në Amerikën e Jugut kanë nxituar të komentojnë e kritikojnë presidentin Chavez dhe familjen e tij.

“Familja Chavez është një familje oligarkësh; Ky është klani i presidentit imperialist; Sa të lezetshme janë vajzat e socializmit”, këto ishin disa nga komentet që shprehnin pakënaqësinë mbi foton.

Vetë presidenti Chavez, që këtë vit synon të marrë mandatin e tretë në krye të Venezuelës, ka preferuar të qendrojë larg këtyre polemikave. Në vend të Chavez ka reaguar ish-gruaja e tij dhe nëna e Rosinës, Marisabel Rodriguez.

“Gabim nuk është fakti që është fotografuar me dollarë, por fakti që fotoja është publikuar në një media të frekuentuar nga njerëz injorantë, që nuk dinë të respektojnë të tjerët”, ka komentuar në rrjetet sociale Rodriguez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA