Thellohen polemikat Real-Barça

27/01/2012 10:20

Zëdhënësi i Jose Mourinho, Eladio Parames, thelloi polemikat midis Realit dhe Barcelonës, pas vendimeve të diskutueshme të gjyqtarit, që ndikuan në eliminimin e madrilenëve nga Kupa e Mbretit pas dy ndeshjeve klasike.

Në disa fjali të shkruara në “Twitter”, Paramas shkruante: “I thashë gjyqtarit: Ti tallesh me ata që punojnë. Ti shkon në shtëpi, tymos një puro dhe ndihesh në rregull, ndërsa profesionistët duhet të vuajnë ato vendimet e tua të turpshme”.

Parames lëshoi kritika të ashpra edhe ndaj Barcelonës. “Thuhet prej kohësh se nëse Barcelona luan më mirë se kundërshtari, atëherë fiton. Por, nëse kundërshtari luan më mirë është përsëri Barça ajo që fiton dhe për këtë mendon gjyqtari”.

Zëdhënësi gjithashtu zbuloi se disa futbollistë katalanas i kanë dërguar mesazhe kolegëve të tyre adrilenë, duke shprehur keqardhjen për disa ndërhyrje të këqija dhe mbi të gjitha për kartonin e kuq të pamerituar të Sergio Ramosit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA