PSG blen brazilianin Alex

27/01/2012 16:45

Paris Saint Germain njoftoi të premten blerjen e mbrojtësit brazilian Alex nga Chelsea.

Kjo është blerja e dytë e klubit francez në këtë merkato dimri pas transferimit të Maxwell nga Barcelona.

29-vjeçari Alex largohet kështu nga Chelsea pasi tekniku Andre Villas-Boas e ka përdorur në vetëm 3 ndeshje gjatë këtij sezoni dhe hapësira për të ishte kufizuar edhe më tej kur londinezët afruan në ekip mbrojtësin anglez Gary Cahill.

Sipas mediave franceze, PSG ka paguar 5 milionë euro për mbrojtësin dhe Alex ka nënshkruar një kontratë prej tre vitesh e gjysmë.

Alex luan që nga viti 2007 me Chelsea, ku erdhi pas eksperiencës në Hollandë me PSV Eindhoven, ekip me të cilin luajti për tre vite. Me këtë blerje Ancelotti kompleton repartin difensiv të ekipit që përbëhet tashmë nga Alex, Maxëell, Milan Bisevac, Diego Lugano, Zouma Camara dhe Mamadou Sakho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA