Komisioni Parlamentar për Reformën zgjedhore ka nxjerrë produktin e parë konsensual, gati dy muaj pas nisjes së tij nga puna.
Paketa e pare e amendamenteve, te miratuara me konsensus ka të beje me ndryshimin e skemes se financimit te partive per fushaten zgjedhore. Per shkak se partite qe nuk fitonin vota, por merrnin paraprakisht para nga shteti dhe nuk i kthenin kurre tepricat, sic parashikonte ligji, nenet perkatese jane ndryshuar.
Sipas ketij ndryshimi ne kod, tani ka dy menyra per financimin shteteror te partive ne fushate. E para, partite do te financohen nga shteti pas zgjedhjeve dhe parate do te llogariten ne baze te votave qe fitojne. E dyta, partite mund te marrin financime edhe para zgjedhjeve, por kjo do te llogaritet si borxh i tyre ndaj shtetit. Nese financimi qe partite kane marre si kredi shteterore, eshte me i larte se votat e fituara prej tyre ne zgjedhje, shteti ka te drejte t’ua marre parate nga llogarite e tjera qe partite kane.
Dhe nese kjo eshte e pamundur ose partite nuk kthejne borxhin ndeshkimi i tyre do te jete drastik. Sipas amendamenteve te reja keto parti qe nuk kthejne borxhin nuk do te rregjistrohen si subjekte ne zgjedhjet e ardhshme. Miratimi i paketes per financimin e partive ne zgjedhje ka kaluar pa debat ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe po keshtu, pritet te kalohet javen e ardhshme edhe paketa e neneve per barazine gjinore, fushaten ne media dhe rregjistrimin e subjekteve ne zgjedhjeve. Por aty ku do te vihet perballe proves se vertete komisioni do te jene amendamentet per reformimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, administrates zgjedhore, menyres se votimit dhe numerimit te votave. Por per keto rekomandime kyce te ODIHR-it nuk ka ende asnje propozim te shkruar. Ato pritet te hartohen jo me heret sesa nga fundi i muajit shkurt, duke vene ne pikepyetje afatin per permbylljen e reformes zgjedhore brenda 31 marsit. Â
Top Channel