Milan, vjen Maxi Lopez. Lamtumirë Tevez

27/01/2012 19:40

Maxi Lopez është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka vendosur të sjellë më në fund në Milano sulmuesin argjentinas që deri më sot ka luajtur me Catania-n.

Lajmin e ka bërë të ditur Milan me anë të një komunikate në faqen zyrtare të internetit.

“AC Milan bën të ditur se ka blerë sulmuesin Maxi Lopez nga Catania Calcio. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2015”, lexohet në komunikatë.

Oferta e fundit për huazim e Milanit për sulmuesin e City-t Carlos Tevez është refuzuar sërish nga drejtuesit e klubit anglez ditën e sotme dhe Galliani vendosi që të blinte Maxi Lopez.

“I kisha dhënë fjalën Maxi Lopez-it që do të zgjidhja gjithçka deri në orën 19.00 të ditës së sotme dhe duke parë që nuk u arrit marrëveshja me Manchester City vendosëm të merrnim Maxi-n. Ai është një lojtar që do të na ndihmojë shumë sepse mund të luajë edhe në Ligën e Kampioneve”, theksoi Adriano Galliani për ‘Milan Channel’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA