
Interi ka bllokuar, të paktën për momentin, kalimin e Tiago Motta tek skuadra franceze e PSG.
Drejtuesit e klubi zikaltër refuzuan ofertën e mbërritur nga klubi parizien pasi e konsideruan atë shumë të ulët në krahasim me pretendimet e tyre.
Vendimi u mor nga presidenti i Interit Massimo Moratti, duke u bazuar edhe tek mendimi i trajnerit Ranieri, i cili ishte kundër largimit të mesfushorit italo-brazilian.
Megjithatë ky refuzim nuk i ka bërë përshtypje PSG. Sipas së përditëshmes italiane “Tuttosport”, drejtori sportive i klubi francez, Leonardo po mendon të paraqesë në zyrat e Interit një tjetër ofertë. Mësohet se PSG është gati të shpenzojë 12 milion euro për Tiago Motta për të bindur atë dhe Interin që të transferohet në Ligën 1 të Francës.
Top Channel