I ofroi fqinjit gruan, e padit për dëme

27/01/2012 14:25

Legjendat e tradhëtive bashkëshortore me ndihmën e fqinjëve janë të njohura, por rasti që përcolli të premten një e përditshme gjermane është pa dyshim i padëgjuar më parë.

Një shtetas greko-gjerman, Demetrius Soupolus, i kërkoi fqinjit të tij Frank Maus që t’i bënte “një nder”, pasi ai ishte steril dhe nuk mund të kishte fëmijë. Nga ana e tij, Maus kishte tipare të mira fizike dhe dy fëmijë të shëndetshëm.

Megjithatë, pasi konsumoi raporte tre herë në javë, për një total prej 72 raportesh me gruan e fqinjit, asnjë shenjë nga shtatzania e pritur nuk erdhi. I testuar në praninë e tij, Maus rezultoi gjithashtu steril.

Pas këtij rezultati, “i dëmtuari” paditi fqinjin e tij në gjykatën e Shtutgartit, duke e akuzuar për mashtrim më kontratën që lidhën gojarisht dhe “dëme” ndaj gruas së tij. Megjithatë, i akuzuari ka një pikë të fortë mbrotjeje: Ai asnjëherë nuk i pati thënë fqinjit që i ofroi gruan se fëmijët nuk ishin realisht të tijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA