Kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa duket se do të ketë punë me drejtësinë këtë vit. Ai është paditur nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit sepse mban njëkohësisht pronësinë mbi një kompani private dhe është kryetar komune.

Kjo, sipas ligjeve në fuqi, paraqet konflikt interesi. Në një komunikatë të lëshuar nga Agjencia Kundër Kurrpsonit thuhet se:

“AKK ka këshilluar disa herë Mustafajn për mënyrën se si duhet parandaluar situata e konfliktit të interesit në të cilën ai ndodhej. Por, edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia, zyrtari i lartë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të parandaloj këtë situatë”.

“Prandaj, më datë 17.11.2011, i është bërë shkresa e dytë me të cilën nga ai është kërkuar që brenda afatit të dhënë ligjor të ndryshojë këtë gjendje”, vijon komunikata.

Por edhe pas kësaj vërjetje zoti Mustafa nuk është përgjigjur me asnjë veprim të bërë për të ndryshuar situatën me konflikt interesi, në ushtrimin e funksionit të tij publik, saktësohet në të.

Prandaj, si rezultat i mungesës së gatishmërisë së tij për të hequr dorë nga konflikti i interesit në të cilin ndodhet, Agjencia kërkoi nga gjyakata që konform ligjit të marrë masat e nevojshme për këtë rast.

“Agjencia Kundër Korrupsionit është e vendosur që me përkushtimin më të madh të realizojë misionin e saj si zbatuese e disa ligjeve në të cilin hynë edhe Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, përfundon komunikata.

Qemajl Mustafa ushtron mandatin e dytë si kryetar i Gjilanit dhe vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA