Fustani 50 kilogramë i rëndë
27/01/2012 21:50
Gjatë javës së modës në Paris, midis të tjerash, Roland Mouret sfiloi dhe një nga fustanet e tij që i la të gjithë me gojë hapur.
Yasmine Le Bon ishte ajo që e veshi këët fustan dhe mori duartrokitjet e gjithë publikut.
Por, për shkak të peshës së madhe të këtij fustani, që ishte plot 50 kilogramë, modelja u shoqërua në pasarelë gjatë gjithë kohës nga dy meshkuj që sistemonin stofin që ishte 45 metra i gjatë.
Ky fustan është bërë duke bashkuar pjesët e stofit me anë të disa aplikacioneve metalike.
Top Channel