EULEX më në fund ka zgjedhur kryeprokurorin e misionit dhe
kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, pozita këto që prej muajsh janë
me ushtrues detyre.

Lajmin e bën të ditur Telegraf, duke iu referuar gazetës së përditshme kosovare “Zëri”. Zyrtarë të EULEX-it, nuk kanë thënë një emër të kryeprokurorit të ri të EULEX-it, por vetëm kanë bërë të ditur se ai shumë shpejt do të arrijë në Kosovë.

Shefi i zyrës për informim të EULEX-it, Nicholas Hawton, ka konfirmuar përzgjedhjen e kryeprokurorit që do të menaxhojë të gjithë prokurorët evropianë që punojnë në Kosovë.

Haëton, ndërkaq, ka bërë të ditur se kryeprokurore e Prokurorisë Speciale do të jetë danezja Signe Justesen. “EULEX ka përzgjedhur shefi n e ri të zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ajo është Signe Justesen me rreth 30 vjet përvojë pune në sundimin e ligjit në Danimarkë”, ka thënë Hawton.

EULEX, i kënaqur me punën e tij

Zëdhënësi i EULEX, Nicholas Hawton ka deklaruar se misioni evropian është i kënaqur nga veprimtaria e tij e deritanishme në Kosovë.

Në një prononcim për portalin Eu-Observer, Hawton ka thënë se suksesi i EULEX-it konsiston në vecanti në përgatitjen profesionale të policisë dhe doganierëve të Kosovës.

Zëdhënësi ka theksuar se gjatë këtyre viteve është regjistruar progres në luftën kundër kriminalitetit, ndërkohë që në gjyqësor po trajtohen 220 cështje.

“Nga këto, 15 cështje kanë të bëjnë me krim të organizuar, ndërsa 20 kanë përfunduar me shpallje dënimesh për krime të kryera gjatë luftës”, ka nënvizuar Hawton.

Ndër të tjera zëdhënësi i misionit evropian ka shtuar se aktualisht janë duke u zhvilluar 350 procese hetimore për cështje penale.

Por pavarësisht deklaratave optimiste të zëdhënësit, EULEX është ndodhur shpesh në qendër të kritikave të analistëve të ndryshëm të cështjeve ballkanase, të cilët e kanë cilësuar atë si një mision të dështuar.

Kjo, pasi pavarësisht hetimeve, misioni nuk ka cuar në asgjesimin e asnjë organizate kriminale dhe në asnjë ndëshkim në cështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Edhe jehona e disa arrestimeve të bujshme që ky mision ka bërë, si Fatmir Limaj kur ishte ministër i Transporteve apo Hashim Rexhepi kur ishte guvernator i Bankës së Kosovës, është shfryrë pasi të pandehurit janë shpallur të pafajshëm nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA