Dhuratat e Ceausescu-t, në ankand

27/01/2012 00:00

Dhurata dhe objekte të cilat kujtonin diktatorin e vonë të Rumanisë,
Nicolae Ceausescu kanë qenë pjesë e një ankandi i mbajtur këtë 26 janar,
mëse 20 vjet pas ai u vra dhe pikërisht në ditën që shënonte
94-vjetorin e lindjes së tij.

I quajtur “The Golden Age” apo “Mosha e Artë”,a nkandi u mbajt në Bukuresht, në Athenee Palace Hilton, ku u shfaqen edhe një herë shumçka që kujtonte diktatorin, prej dhuratave të shumta që ai kishte marrë, e deri te medaljet, fotografi të shkumta dhe shumë objekte të tjera të vogla.
Një lëkurë leopardi afrikan u shit për 3,750 euro. Ndërsa dy pëllumba argjendi, dhuratë e Shahut të atëgershëm të Iranint, dhe një tjetër objekt zbukurimi prej bronzi, dhuratë e udhëheqësit kinez, Mao Ce Dun, u shitën për 12.000 euro nga 300 euro që ishte çmimi fillestar i ofertës në ankand.

Një specialist i shtëpisë së ankandeve “Artmark”, Alin Ciupala u shpreh se ky ankand dëshmoi se njerëzita tani kanë nisur të mendojnë ndryshe për periudhën komuniste dhe ish-diktatorin, pra janë duke e parë atë si historinë e vendit dhe kaq.

“Na pëlqen apo jo, periudha komuniste është pjesë e historisë sonë dhe ne duhet ta konsiderojmë atë si pjesë prezente tonën, duhet ta shfaqim dhe ta përfaqësojmë sa më mirë të jetë e mundur. Ndaj edhe ne menduam që të ftojme koleksionistët të sjellin çfarëdo objektesh që ata kanë për t’i nxjerrë në këtë ankand, me qëllimin e madh që të bënim bashkë këto objekte dhe të reflektonim nëpërmjet këtyre për historinë tonë”.

Kanë kaluar mëse 2 dekada prej përmbysjes së regjimit komunist dhe ende rumunët nuk janë zhveshur nga ndjenja e tyre e obsesionit ndaj regjimit komunist, por një gjë është e sigurtë sipas specialsitëve dhe historianëve, ne tani kemi hedhur një hap tjetër, kemi një qasje tjetër ndaj figurës së diktatorit dhe regjimit të tij. Tani ata mendojnë se njërëzit po gjykojnë ndryshe, me ftohtësi…!
 
Të tjera objekte të cilat janë shitur për çmime të konsiderueshme përmendet një lëkurë tigri e shitur për 1800 euro dhe një shami pioneri e përdorur nga nxënësit rumunë e cila u shit për 200 euro.

 

Top Channel