Numrit 1 të botës në tenisin botëror, Novak Djokovic, iu deshën 5 sete dhe rreth 5 orë lojë për të mundur në gjysmëfinalen e Australian Open skocezin Andy Murray.
Tashmë tenisti serb do të ndeshet në finalen e këtij Grand Slam-i me spanjollin Rafael Nadal, numrin 2 të botës.
Djokovic-it iu desh të përdorte të gjithë cilësinë dhe rezistencën fizike për të fituar një ndeshje që për pak sa nuk e humbi kur ishte në disavantazh 2-1 me sete. Gjithsesi, tenisti më i mirë në botë për momentin fitoi, pikërisht ashtu siç parashikohej nga specialistët edhe pse me shumë vështirësi.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 6-3, 3-6, 6-7, 6-1 dhe 7-5.
Finalja e meshkujve e Australian Open, Djokovic-Nadal, do të zhvillohet të dielë në orën 09.30 me orën shqiptare.
Top Channel