Agjenti: Tevez nuk largohet nga M.City

27/01/2012 16:00

Një tjetër kthesë në tratativat mes Milan dhe Manchester City për Carlos Tevez. Kia Jorabchian, agjenti i sulmuesit argjentinas, është shprehur se klienti i tij do të vazhdojë të luajë për Manchester City.

“Tevez do të luajë për City deri në verën e ardhshme. Klubi dëshiron ta shesë, por vetëm me një çmim të kënaqshëm”, theksoi Joorabchian për radion britanike ‘Talk Sport’.

“Rroga e tij gjithashtu përbën një pengesë të madhe dhe për më shumë nuk mund të luajë në Ligën e Kampioneve. Ekipet nuk duan të paguajnë shuma marramëndëse për të në këtë periudhë të vitit. Mendoj se merkato e verës do të jetë periudha më e përshtatshme për shitjen e tij”, shtoi agjenti i Tevez.

Gjithashtu Joorabchian i rihapi dyert sërish një tjetër klubi që dukej se kishte dalë nga loja për blerjen e Apache.

“Paris Saint Germain kërkon të ndërtojë një projekt afatgjatë dhe ka shumë mundësi që Tevez të transferohet në Francë gjatë verës”, tha Joorabchian.

Duket se tashmë Milan do të sjellë përfundimisht në ekip sulmuesin e Catania, Maxi Lopez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA