2012-BX34, asteroidi që “qethi” Tokën

27/01/2012 00:00

Në orën 17:00 një asteroid me diametër 11 metër “qethi” Tokën, duke kaluar në një distancë më të afërt se sa distanca që ndodhet mes Tokës dhe satelitit të saj natyral, Hënës.

Asteroidi 2012-BX34, sic është pagëzuar nga shkencëtarët kaloji 60 mijë kilometra larg Tokës, thuajse sa dyfishi i distancës së Tokës me orbitën ku lëshohen satelitët artificialë për telekomunikim dhe studime të tjera.

Ardhja e asteroidit ishte një “surprizë” për shkencëtarët dhe ai është vërejtur për herë të parë në hapësirë vetëm dy ditë më parë, kjo sipas shkencëtarëve, për shkak të përmasave të tij të vogla që e kanë ndihmuar t’u shmanget teleskopëve.

Kalimi i tij kaq pranë është një rekord më vete, thonë studiuesit, pasi është një ndër trupat qiellorë që kalon më afër me Tokën (rekordi është kalimi i një asteroidi vetëm 20 mijë kilometra larg).

“Mbetet një ndër ‘takimet’ më të afërta me trupat jashtëtokësorë mbi të cilin kemi të dhëna të përgjithshme të sakta”, deklaron Gareth Williams , drejtor i “Minor Planet Center” në Shtetet e Bashkuara.

Asteroidi ‘viziton’ Tokën vetëm pak ditë nga vendimi i Bashkimit Europian për financimin me 4 milion euro të “NeoShield”, programit europian të studimit të mundësisë për devijimin e trajektoreve të trupave qiellorë që paraqesin rrezikshmëri për Tokën.

Top Channel