Vagner Love transferohet tek Flamengo

26/01/2012 18:05

Vagner Love ka mbërritur ditën e enjte në Rio de Janeiro (Brazil) për të mbyllur transferimin e tij tek Flamengo.

Sulmuesi brazilian i CSKA-së së Moskës do të luajë për klubin brazilian për tre vitet e ardhshme. 27-vjeçari ka luajtur në Rusi që nga viti 2004, por ka luajtur i huazuar në vitin 2009 tek Palmeiras e më pas tek Flamengo në vitin 2010.

Sipas mediave braziliane, Vagner Love është blerë 10 milionë euro nga klubi rus.

Sulmuesi është blerja e parë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga Vanderlei Luxemburgo pasi Flamengo po kalon një periudhë të vështirë si pasojë e vonesave në pagesë të futbollistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA