Pamjet mahnitëse të stuhisë diellore

26/01/2012 17:30

Stuhia më e madhe diellore e regjistruar në shtatë vitet e fundit, përvec rrezikshmërisë për të shkaktuar avari në telekomunikacion dhe elektricitet, solli edhe pamje mahnitëse në disa pjesë të rruzullit.

Sipas NASA-s, stuhia preku Tokën nga dita e hënë deri të mërkurën. Efektet që la pas, fatmirësisht ishin vetëm aureorat mahnitëse në Polin e Veriut e në disa pjesë të tjera të globit, pa shkaktuar asnjë problem në telekomunikim.

Spektaklet e “Aureora borealis” të dokumentuara nga shumë persona nëpëmjet videofilmimit po qarkullojnë në Youtube. Më poshtë një nga këto video:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA