“Mourinho tek Inter? Absolutisht që jo. Ne jemi në një moment të mirë, kemi një trajner të mirë”. Këto janë fjalët e Ernesto Paolillo-s, administratorit të deleguar të Interit, pas ndeshjes që zikaltërit humbën në Kupën e Italisë përballë Napolit.
Paolillo ka mohuar kategorikisht zërat që qarkullojnë në mediat italiane e spanjolle për një rikthim të trajnerit portugez në stadiumin ku fitoi arriti të fitoi kupën e kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve në finale me Bajernin e Mynihut.
Më tej Paolillo ka përshëndetur fitoren e Napolit përballë Interit mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e vlefshme për fazën cerekfinale të Kupës së Italisë.
“Napoli e meritonte më shumë fitoren. Interi bëri një lojë me ritëm nën nivel dhe në futboll ai që ka më shumë oreks për fitore, ai fiton. Në këtë rast Napoli e kërkoi më shumë fitoren. I urojmë suksese të mëtejshme!”, tha Paolillo.
Deklarata e zyrtarit të lartë të klubit zikaltër ka përgënjeshtruar artikujt mediatikë për kalimin e “special one”, që më së shumti janë frymëzuar nga periudha jo e mirë që po kalon ai në stolin e Real Madrid. Mourinho është vënë në qendër të kritikave të mediave spanjolle pas humbjes në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. Por si të mos mjaftonte kjo humbje, në shtyp janë zbardhur edhe disa polemika mes tij dhe disa lojtarëve kyc të skuadrës madrilene.
Megjithatë, paraqitja e Real Madrid në ndeshjen e kthimit në Camp Nou kundër Barcelonës, mbrëmjen e së mërkurës, ka zbutur kritikat kundër protugezit. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, rezultat ky që gjithsesi eleminon Realin. Në këtë takim Reali ka bërë një lojë tepër të mirë përballë katalansve, aq sa titujt kryesorë të gazetave spanjolle ditën e enjte janë shfaqur me elozhe për “los blancos”.
Top Channel