Kupa e Italisë, Kavani eliminon Interin

26/01/2012 01:40

Është eliminuar Interi nga Kupa e Italisë, pasi është mundur në cerekfinale nga Napoli me rezultatin 2-0.

Në “San Paolo”, skuadra e Maxarrit fiton falë dopietës të Edison Kavanit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 49-të, napolitanët përfitojnë një 11-metërsh, pasi Tago Mota ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Kavanit dhe është pikërisht uruguajani që e shndërron në gol.

Në mbylljen e takimit, përpjekjet e Interit nuk finalizohen si duhet, ndërsa Napoli përfiton nga një kundër sulm në minutën e 93-të për të shënuar edhe golin e dytë.

Tashmë skuadra e Maxarrit do të përballet në finale me Sienën e cila mundi Kievon me rezultatin 1-0, ndërsa Juventusi do të presë fituesin e ciftit Milan-Lacio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA