Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë për çështjet europiane Teuta Arifi ka
pasur nje takim te mërkurën ne Athinë me zëvendëskryeministrin grek
Theodhoros Pangalos për çështje që kane të bëjnë me sektorët e
zhvillimit ndërajonal  të të dy vendeve dhe ato të bashkëpunimit
ekonomik.

Ne kuadrin e bisedimeve per perspektiven europiane te Ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise z.Pangalos ka shfaqur vullnetin e mire te pales greke per te ndihmuar Shkupin nepermjet  përdorimit të ashtuquajturit “organizem i ndihmes paraintegruese” me shërbime që do të lehtësojnë bisedimet me BE dhe do të kontribuojnë në modernizimin e administratës së vendit fqinj.

Zonja Arifi gjate vizite se saj ne Greqi ka sjelle edhe nje leter drejtuar kryeministrit grek Lukas Papadhimos me ane te se ciles kerkon nje takim te perbashket te dy homologeve.

Gruevski në letrën e tij, fillimisht shpreh dispoziten  e Maqedonise për të ndërtuar marrëdhënie të mira dhe partneritet me të gjithë fqinjët e saj dhe me pas kerkon riafirmimin e homologut te tij grek  për një takim me te.Ai ka shprehur gatishmërinë për të shkuar vete ne Athine, perndryshe te shkoje Papadhimos ne Shkup, apo ne nje vend asnjanes sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zhvillojne se bashku bisedime mbi çështje dypalëshe dhe mbi ato europiane dhe euro-atlantike të Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise.

Gruevski shpreh besimin se  “një takim i tillë do të ishte një motivim i fortë dhe një mesazh pozitiv per bisedimet ne ceshtjen e emrin nen mbikqyrjen e OKB.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA