Greqi, tërmet në Kretë
26/01/2012 18:30
Lëvizje të fuqishme toke tronditën ishullin grek të Kretës, raportuan mediat greke pasditen e së enjtes.
Sipas Institutit Sizmiologjik të Greqisë, tërmeti ishte i forcës 5,3 sipas shkallës rihter dhe epiqëndra e tij u regjistrua në det, 48 kilometra në juglindje të ishullit të Santorinit.
Pavarësisht se lëkundjet janë ndierë qartë në ishujt Santorini, Paros, Kretë dhe Peloponez, nuk janë regjistruar viktima apo dëme materiale.
Ekspertët flasin me shqetësim për lëvizjet që po ndodhin në pllakat mesdhetare. Më parë gjatë javës, lëkundje toke u regjistruan në Shqipëri dhe në Itali.
Top Channel