Bisedimet vendimtare për fatin e Greqisë nisën të enjten midis autoriteteve helene dhe kreditorëve.

Dy raunde të mëparshme negociatash kanë dështuar dhe Athina është në alarm, pasi nëse nuk do të sigurojë këstin e ri të huasë madhore që ka nevojë, nuk do të jetë në gjendje të shlyejë detyrimet në mars dhe si rrjedhojë mund të shpallë falimentimin.

Ndonëse vullneti i përbashkët ekziston, Greqia dhe grupi ndërkombëtar i kreditorëve nuk kanë arritur të përcaktojnë një normë interesi mbi kredinë e re.

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje autoriteteve helene që të përshpejtojnë reformat, në mënyrë që të vihet në jetë marrëveshja e arritur më parë për Brukselin, për faljen e gjysmës së huave të marra deri tani dhe një tjetër kredi kolosale.

Në të njëjtën kohë, Brukseli ka ushtruar trysni mbi grupin e kreditorëve, për të ulur interesat e pretenduara prej tyre deri me 4%. Ministrat e Eurozonës kanë bërë thirrje për hua të reja nën normën e interesit prej 3,5%.

Nga ana e saj, kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Legarde, i ka bërë një thirrje edhe huadhënësve privatë që të falin një pjesë të borxheve të tyre ndaj Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA