Basha pret Arvizun në bashki
26/01/2012 00:00
Për më shumë se 30 minuta ambasadori SHBA-së në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha.
Në përfundim të takimit kryebashkiaku Basha ka shoqëruar ambasadorin Arvizu deri jashtë ambienteve të bashkisë.
I pyetur nga Top Channel se çfarë kishte biseduar me zotin Basha, ambasadori Arvizu u shpreh se “takimi kishte të bënte me vizitën e ardhshme të zotit Basha në SHBA”.
Nga zyra e Shtypit e Bashkisë mësohet se Basha të hënën niset për një vizitë në SHBA me ftesë të kryebashkiakut të Washingtonit.
Top Channel