Barcelona, dëmtohen Iniesta dhe Alexis

26/01/2012 15:30

Barcelona ka paguar një çmim shumë të shtrenjtë për kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Në ndeshjen ndaj Real Madrid (2-2) janë dëmtuar Andres Iniesta e Alexis Sanchez dhe në këto momente Pep Guardiola ka vetëm 14 futbollistë të skuadrës së parë në dispozicion.

Iniesta pësoi një dëmtim muskular në pjesën e parë, ndërsa Alexis nxorri shpatullën pas një ndërhyrjeje të Pepes brenda zonës.

Mesfushorit spanjoll do t’i duhen rreth tre javë për tu rekuperuar, ndërsa për sulmuesin kilian nuk dihet ende koha që do t’i duhet për riaftësim.

Kujtojmë që lojtarët e tjerë të padisponueshëm tek katalanasit janë Villa, Afellay, Fontas; Keita është i grumbulluar me Malin në Kupën e Afrikës, ndërsa Maxwell u shit tek PSG në merkaton e janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA