Ndërsa përmbytjet janë rreziku më i madh që kërcënon planetin nga ngrohja globale, ky proces do të sjellë edhe disa anë pozitive, të cilat rrallë herë përfliten.
Një studim britanik, i përqendruar në rrjedhojat e ndryshimit klimaterik dhe mënyrën se si vendi duhet të përgatitetit për t’i përballuar, identifikoi edhe disa ndryshime të mirëpritura, që do të shoqërojnë ngrohjen globale.
Në krahasim me vapën, i ftohti është përgjegjës për shumë më tepër vdekje dhe incidente gjatë vitit, shumë më tepër edhe duke llogaritur shtesën që do të ndodhën në fatalitetet nga vapa me rritjen e temperaturave. Kjo do të thotë se kostot për shëndetin publik do të reduktohen.
Njëkohësisht, ato që do të reduktohen janë kostot e transportit. Jo vetëm që rreziku për anullime fluturimesh dhe vonesa do të reduktohet, por me shkrirjen e akujve, rrugë të reja shumë më efiçente detare do të hapen për tregëtinë botërore.
Gjithashtu, shkrirja e akujve mund të bëjë që rezerva të reja nafte në Detin e Ngrirë të Veriut të jenë në dispozicion të planetit, duke sjellë një reduktim dramatik të çmimit të karburanteve.
Më shumë ditë me diell dhe temperatura më të pranueshme do të shoqërojnë pjesët e ftohta të planetit, ndërsa nevoja botërore për energji do të reduktohet.
Nga rritja e temperaturave do të përfitojnë shumë specie detare, sidomos peshqit, që do të gjejnë kushte shumë më të përshtatshme për t’u riprodhuar.
Sipas këtij raporti tejet optimist, nëse qeveritë në mbarë botën do të marrin masat e nevojshme për të përballuar më mirë përmbytjet, atëherë rritja e temperaturave globale mund të mos jetë një fenomen aq katastrofik sa është paralajmëruar nga shkencëtarët.
Top Channel