Gjykata për Krime Lufte në Bosnjë e Hercegovinë ka dënuar me 31 vjet burg një ish-zyrtar të policisë serbe të këtij vendi.

Gjykata ka vërtetuar se Radomir Vukoviqin ka marrë pjesë në Masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, në ekzekutimin e të paktën 1 mijër burrave e djemve myslimanë.

Ndërsa një tjetër ish-zyrtar i policisë, Zoran Tomic, i pandehur në proces për akuza të ngjashme, është liruar për shkak të mungesës së provave.

Në masakrën e Srebrenicës, në vitin 1995, forcat serbe vranë barbarisht mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë, në kuadër të fushatës së spastrimit etnik ndaj popullsive joserbe.

Përgjegjësi kryesor për masakrën e përgjakshme konsiderohet ish-komandanti i trupave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic, i cili ndodhet në proces gjyqësor në Hagë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA