Maradona: Guardiola do të shkojë tek Interi

25/01/2012 00:00

Dilemat e trajnerit Pep Guardiola për të firmosur një kontratë afatgjatë me Barcelonën, e kanë bërë katalanasin, një prej emrave më të lakmuar në merkaton e pankinave.

Në linjë të parë për të joshur ish-mesfushorin e skuadrës “blaugrana”, ishte presidenti i Interit, Massimo Morati, por më pas Guardiola vendosi të qëndronte në La Liga.

Presidenti Morati provoi të ofronte një kontratë fantastike dhe një skuadër cilësore edhe vitin e kaluar për Guardiolën, por fitoret radhazi të trajnerit Ranieri, ndryshuan skenarët e zikaltërve. Por ende shumë të tjerë që i besojnë hipotezës për kalimin e katalanasit te Interi, dhe jo një personazh cfarëdo, por Diego Armando Maradona.

“Unë besoj shumë se dëshira e Guardiolës është që të drejtojë Interin, nëse një ditë, ai do të vendosë që të largohet nga skuadra e Barcelonës. Pep është një trajner i madh dhe ka fatin që të ketë në dispozicion futbollistët më të mirë në botë dhe në karrierë, do të marrë oferta nga të 4 anët e botës”, tha Maradona.

Top Channel