Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Një gjykatë në Mal të Zi ka ndëshkuar me dënime që variojnë deri në katër vjet burg disa ish-ushtarë të kohës së Jugosllavisë, të akuzuar për krime lufte ndaj robërve kroatë gjatë konfliktit në vitet 1991-95.
Sipas raportimeve të mediave ballkanase, katër ushtarë u shpallën fajtorë nga gjykata për torturim të të burgosurve në një kamp të improvizuar në fshatin Morinj, ndërsa dy të tjerë u shpallën të pafajshëm për mungesë provash.
Dënimet u dhanë në kuadër të procesit të dytë të cështjes, pasi më herët Gjykata malazeze e Apelit e kishte kthyer atë mbrapsht.
Shkëputja e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991 shkaktoi një luftë katërvjecare të shkaktuar nga komuniteti serb, i cili i mbështetur nga Beogradi e kundërshtonte pavarësinë.
Në këto vite, në ushtrinë e Jugosllavisë, të drejtuar nga serbët, kishte edhe ushtarë malazezë, përfshirë katër të dënuarit në procesin e sotëm.
Top Channel