Përderisa politika kosovare është zhytur në konflikt të brendshëm të cilit nuk po i shihet zgjidhja, veriu i Kosovës vazhdon të mbetet në izolim total dhe larg vëmendjes së opinionit.

Kanë kaluar gjashtë muaj nga bllokimi i rrugëve magjistrale që lidhin Mitrovicën me dy pikat kufitare në veri të Kosovës dhe barrikadat e serbëve vetëm sa janë forcuar e zmadhuar. Ndërsa mungon tërësisht përpjekja e institucioneve të sigurisë për t’i larguar ato.

Dhe padyshim se parashikimet e qeverisë se barrikadat nuk do t’i zinte stina e dimrit ishin të pasakta. Edhe në temperatura të ulëta, qytetarët serbë ndonëse në numër më të vogël, gjejnë kohë të mbajnë rendin në rrugën magjistrale në drejtim të pikës kufitare 31. Ata nuk pengohen nga askush kur e bllokojne lirine e levizjes.

Policia e Kosovës thotë se nuk është në mandatin e saj ndërsa forcat e KFOR-it duket se janë rehatuar në bazën ushtarake në fshatin Qaber, pranë barrikadës tjetër në fshatin Jagnenicë. Ata që e vuajnë më së shumti këtë situatë janë shqiptarët që jetojnë në lagjet veriore të Mitrovicës.

Qytetarët tregojnë se përpjekjet e institucioneve për të zgjidhur këtë problem të vjetër janë në kufijte e minimales.

Derisa shqiptaret i preokupon izolimi, serbët janë në prag të një veprimi vendimtar për ta. Kryetarët e Komunave paralele janë të vendosur për mbajtjen e referendumit në këtë pjesë sadoqë qeveria e Beogradit e ka kundërshtuar.

“Sa i përket referendumit mendoj se ai do duhej të mbahet. Është në të mirën e popullit që të mbahet referendumi. Do të mbahet referendumi dhe është i nevojshëm për serbët në Kosovë”, thotë një qytetar serb.

Lagja e boshnjakëve është një tjetër zonë ku komunikimi me pjesën e veriut është ndërprerë, pavarësisht se kjo është një lagje me popullsi të përzier. Pikërisht ky fakt e bën këtë lagje të funksionojë më normalisht. Shqiptarë, serbë e boshnjakë lëvizin e komunikojnë lirshëm me njëri-tjetrin pavarësisht se në njërën anë valon flamuri shqiptar e në anën tjetër ai serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA