Inter, klubet më prestigjiozë nuk heqin dorë nga pista Dumfries, ndërsa Luis Henrique pëlqehet në Angli
Nuk është vetëm ekonomia botërore në krizë, por edhe futbolli, pasi vetëm në vitin 2010, klubet kryesore europiane humbën mbi 1,5 miliardë euro, marrë së bashku.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, i cili bëri thirrje për masa të menjëhershme për të vendosur “fair-play” financiar, ndërsa theksoi se kurrë më parë klubet nuk kanë qenë kaq të zhytur në borxhe.
Në raport lexohet se borxhet e përbashkëta të të gjitha klubeve të kontinentit janë rritur nga 1,2 miliardë në 1,5 mld euro vetëm brenda një viti, ndërsa shuma totale e shpenzuar për blerje gjatë vitit ka qenë prej 3,3 miliardë eurosh.
Analiza e kryer me 650 klube europiane tregon se 56% e skuadrave kanë mbyllur me humbje vitin 2010. “Nëse masat që UEFA do të nisë të aplikojë duke nisur nga sezoni 2013-14 për transparencën financiare do të ishin në zbatim, 13 klube të rëndësishme do të ishin s’kualifikuar nga kompeticionet menjëherë”, zbuloi Infantino.
Në total, 52% të klubeve kanë vuajtur një dobësim të bilanceve të tyre, pasi ndikuar edhe nga kriza financiare, pronarët janë gjithmonë e më pak të gatshëm që të mbulojnë humbjet e skuadrave të tyre.
Pothuajse pa përjashtim, shpenzimet për pagat e futbollistëve janë zëri kryesor i humbjeve në bilanc, ndërsa mesatarisht, 64% e të ardhurave të një klubi shkon për të paguar rrogat.
Top Channel