Regjisori i madh grek Theodhoros Agjelopulos ka humbur jetën në mbrëmjen
e së martës pas një aksidenti automobilistik në Drapetsona, ku ka qene
per nevojat e xhirimit të filmit të tij të ri “Deti tjetër”.

77-vjeçari ishte regjisori me i shquar grek i filmit kinematografik. I lindur në Athinë, pasi ka braktisur juridikun, ai ka shkuar ne Paris ku ka kryer studimet per filologji franceze dhe kinematografi.Ne 40 vjet te krijimtarise se tij ka xhiruar 19 filma dhe eshte nominuar 49 here. Midis çmimeve me te medha kinematografike permendim në vitin 1996,Çmimin e Madh të Jurisë në Kanë me filmin “Veshtrimi i Odiseut”, ku një pjesë tij i zhvillon ngjarjet në Korçë.

Tre vjet me pas fiton Palmën e Artë në Kanë me filmin “Nje perjetesi dhe nje dite”, ku ne rolin e dyte interpreton nje femije i vogel nga nje familje emigrantesh shqiptare ne Athine. Midis cmimeve te tjera nderkombetare permendim edhe Luanin e Arte dhe te Argjente, ne fetivalin e Venecias, cmimin Feliks dhe ate Fipresci.Angjelopoulos ka qene drejtor, shkrimtar, producent dhe aktor.Ai konsiderohet si “ambasador” i artit te shtate per Greqine ne gjithe boten.

Mjaft i njohur edhe per publikun shqiptar, Angjelopoulos ka qene i ftuari special i edicionit të shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë , ku u nderua me çmimin e karrierës. “Ne jemi ballkanas dhe njëkohësisht europianë”, ka thene ai ne fjalimin pershendetes dhe ka marre duartrokitje te shumta nga publiku shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA