Ndërmjetësi i BE në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, Robert Cooper e ka përfunduar vizitën e së mërkurës në Beograd pa bërë asnjë deklaratë për mediat.

Për shtypin është prononcuar shkurt negociatori serb Borko Stefanovic, i cili ka sqaruar motivet e vizitës së të dërguarit të Catherine Ashton.

“Vizita e Cooper në Beograd u bë me qëllim që të kapërcehet hendeku ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe që të gjendet një zgjidhje për cështjen e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale”, ka deklaruar Stefanovic.

Serbia insiston që Kosova të marrë pjesë nëpër takimet rajonale nën kupolën e Rezolutës 1244, gjë që për palën kosovare është krejtësisht e papranueshme.

Pas vizitës në Beograd, Cooper pritet të mbërrijë në Prishtinë. Vizitën e tij e ka konfirmuar edhe shefja e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri.

“Është një vizitë që do të bëhet në të dy shtetet, në funksion të përgatitjeve dhe përshpejtimit të dialogut teknik, përkatësisht dialogut të ardhshëm”, ka deklaruar Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA