Buffon, portieri më i mirë i 25 viteve të fundit

25/01/2012 11:50

Gianluigi Buffon është zgjedhur si portieri më i mirë në botë i 25 viteve të fundit nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane ka marrë votat e specialistëve nga e gjithë bota duke lënë pas spanjollin Iker Casillas dhe hollandezin Edwin van der Sar.

Në vend të katërt pozicionohet danezi Peter Schmeichel dhe në vend të pestë gjermani Oliver Kahn. Renditja ka marrë parasysh periudhën 1987-2012.

Ndërsa Jose Luis Chilavert është portieri më i mirë i Amerikës së Jugut duke lënë pas brazilianët Taffarel dhe Dida.

Ja renditja e 10 portierëve më të mirë të botës në 25 vitet e fundit:

1. Gianluigi Buffon (Itali) 226 pikë
2. Iker Casillas (Spanjë) 213
3. Edwin van der Sar (Hollandë) 201
4. Peter Schmeichel (Danimarkë) 179
5. Oliver Kahn (Gjermani) 162
6. Petr Cech (Republika Ceke) 154
7. José Luis Chilavert (Paraguaj) 146
8. Walter Zenga (Itali) 132
9. Andoni Zubizarreta (Spanjë) 132
10. Claudio A. Mergen Taffarel (Brazil) 130

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA