“Represion!” Kjo është fjala kyc e raportit të vitit 2011- 2012 për lirinë e shtypit në botë, të publikuar nga “Reporterët pa kufij”.
Viti 2011 ishte viti i kryengritjeve kundër regjimeve diktatoriale në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme. Por edhe viti i kërcënimeve dhe sanksioneve të ashpra kundër gazetarëve.
Në klasifikimin e organizatës ndërkombëtare, Shqipëria renditet e 96-a si vend me probleme të dukshme, 16 vende më poshtë krahasuar me listën e publikuar në vitin 2010.
“Kriza ekonomike ka thelluar problemet në Ballkan. Drejtësia me nëpunës jo të formuar profesionalisht sic duhet, aleatë me qeverinë dhe shpesh e korruptuar, e cila duket më e interesuar të shtypë mediat se sa t’i japë fund lirisë se atyre që kërcënojnë apo sulmojnë fizikisht gazetarët. Ky ishte rasti i Bosnje-Hercegovinës e renditur në vendin e 58, Malit të Zi në të 107-n, Shqipërisë dhe Maqedonisë në vendin e 94”, thuhet në raport.
Në pjesën tjetër të Europës, situata duket se është përmirësuar, vec Italisë që ka rënë nga vendi i 50 në 61. Kjo lidhet me rënien e qeverisë së Silvio Berluskonit por edhe me kërcënimet mafioze ndaj mbi 120 gazetarëve, duke përdorur si shantazh, pretekstin e kompensimit.
Në vendet e para janë Finlanda, Norvegjia dhe Vendet e Ulta. Franca renditet e 38, Spanja është në vendin e 39. Një gjë që bie në sy, është edhe pozicionimi i Shteteve të Bashkuara që humb 20 vende, duke u renditur në vendin e e 47-të, duke përmendur disa episode të rënda të regjistruara gjatë periudhës së fundit, vecanërisht në informacionin dixhital.
Top Channel